Klinika për endokrinologji organizon aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Klinika për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike së bashku me Shoqatën shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, sot organizojnë aktivitete midis të cilëve edhe ecje në Kejin e lumit Vardar në virgjilje të 14 Nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit, i cili sivjet shënohet nën moton “Diabeti e tangon çdo familje”.

Marketing

Para dhe pas ecjes do të realizohet matje e sheqerit në gjak, që të potencohet rëndësia e aktivitetit fizik dhe vetë-kontrolli si elemente të rëndësishme në trajtimin e diabetit.

Në mënyrë plotësuese do të ndahen edhe pamflete me informata për diabetin (në gjuhën shqipe dhe maqedonase) dhe bluzë për çdo pjesëmarrës.

Marketing