Klinika universitare për hematologji, ndihmë amerikane në vlerë prej 800 mijë dollarësh

Klinika universitare për Hematologji përfiton ndimë financiare në vler prej 800 mijë dollarësh nga Komanda evropiane e Armatës së SHBA-ve.

Marketing

Këto mjete financiare do të përdoren që të zgjerohen kapacitetet për hospitalizimin e pacientëve me sëmundje hematologjike.

Me këtë investim pritet që të përfundoj procesi i rinovimit të gjitha reparteve që filloj në vitin 2017.

“Shumë punë ndryshuan pasi që filluam të bisedojm për këtë projekt, RMV u bë pjes e NATO-së, morri ftesë nga BE-ja për fillim të procesit paraqasës, dhe ndodhi edhe pandemia por ajo që nuk ndryshoi është angazhimi I SHBA-së që të punoj me Maqedoninë për përmirisimin e sistemit shëndetësorë. Jam e lumtur që ai bashkëpunim po zhvillohet do të vazhdojm të punojm bashkarisht jo vetëm në ballafaqimin me pandeminë por edhe për përforcimin e kapacitetit shëndetësor, shkencës dhe teknologjisë që janë në interest ë të gjithë qytetarëve” – tha Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kejt Mari Brnz.

Me repartin e ri të Klinikës së Hematologjisë, 100 pacientë të vendit dhe 20 nga jashtë do të ndihmohen çdo vit, ndryshe nga më parë kur në nivel vjetor mund të kryheshin 50-60 transplantime në vit, tha drejtoresha e Klinikës,  Irina Panovska -Stavridis.

“Pikërisht me këtë donacion, procesi i rinovimit ka përfunduar, i cili së bashku me metodat e reja dhe moderne të trajtimit tashmë të prezantuara, bën që Klinika jonë të rritet në një qendër rajonale për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje hematologjike. Deri më tani, Klinika kishte kapacitetin për të kryer 50-60 transplantime në vit dhe në të njëjtën kohë nuk mund të pranonim pacientët nga rajoni që kërkuan ndihmë mjekësore në vendin tonë, sepse nuk kishim hapësirë. Tani me ndërtimin e repartiti të ri  ne po bëhemi një qendër rajonale” – deklaroi Drejtoresha e Klnikës për Hematologji, Irina Panovska –Stavridis.

Me ndihmën e SHBA-së, janë rinovuar reparte edhe në spitalin  “8 Shtatori”, është ndërtuar ndërtes e re në spitalin e Demir Hisarit, është rinovuar reparti i nevrologjisë në Qender Klinike ndërsa aktualisht po punohet në Klinikën për kirurgji maksilofaciale.