Koronavirusi ka paralizuar futbollin në Evropë, megjithatë po vendos disa rregulla të reja që nuk ishin parë më parë.
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, ka gjetur një metodë se si të qëndrojë në kontakt me lojtarët e tij dhe të kryejnë stërvitjen.
Gjermani po zhvillon takime online me thirrje në Zoom dhe ka deklaruar se kush nuk do të jetë në linjë në kohën e përcaktuar atëherë do të gjobitet.
Sipas tij, ai që nuk i përgjigjet thirrjes është njësoj si të ketë shkuar vonë në stërvitje.
Para pezullimit të kampionatit, Liverpool kryesonte Premier League 82 pikë e shkëputur nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City me 57 pikë.