Liverpool fitoi tri pikë në Ligën e Kampionëve në shtëpi kundër danezëve të Midtjylland, por Jurgen Klopp ka dhimbje koke pas këtij dueli.
Gjegjësisht, në këtë ndeshje u dëmtua braziliani Fabinho, i cili u detyrua të luante në qendër të mbrojtjes për shkak të dëmtimeve në këtë repart. Fabinho u desh të linte lojën në minutën e 30-të për shkak të lëndimit, dhe Williams zuri vendin e tij.
Klopp u pyet nga gazetarët pas ndeshjes për këtë situatë.
“Kjo ishte diçka që na duhej më së paku për momentin. Ai u ankua për dhimbje në këmbë dhe kjo nuk është e mirë. Ai më tha se mund të luante, por pa vrapime të shpejta, kjo nuk ishte e përshtatshme. Ne do të shohim se çfarë tregojnë testet shtesë”, tha Klopp pas triumfit të Liverpool.