Klubet e natës hapen pa kufizime në Vuhan, ish-epiqendra e koronavirusit shënon zero raste

Pamje spektakolare vijnë së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Vuhan, teksa ish-epiqendra e pandemisë nuk ka raportuar asnjë rast të ri në 24-orëshin e fundit.

Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime, duke ofruar pamje qe tashmë i ngjajnë botës që njihej para pandemisë, transmeton lajmi.net.

Marketing

Megjithse Covid-19 vazhdon të infektojë gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit, gjersa Wuhani nuk ka shënuar raste të infektuara me Covid-19 brenda komunitetit prej muajit maj.

Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi me sistem të regjimit komunist ka çrrënjosur krejtësisht epideminë.