11:34 | 23 Prill 2021
11:34 | 23 Prill 2021
Andrea Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës dhe supozohej të ishte nënkryetari i saj.
Ai u largua nga pozita e Presidentit të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), por ai tani e gjen veten në një situatë të turpshme si në Evropë dhe Itali, transmeton lajmi.net.
Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e quajti atë një gënjeshtar dhe marrëdhënia midis tyre është totalisht e prishur.
Agnelli pati mundësinë që të nënshkruante me një kompani CVC Capital Partners një marrëveshje prej 1.2 miliardë eurove, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.
E gjitha kjo, sepse kompania dëshironte të përfshinte në marrëveshje që do ë parandalonte klubet e Serie A të mbështesnin ndonjë garë tjetër evropaine do të kihste ulur vlerën e Serie A.
Serie A atëherë ka humbur financimin e mundshëm prej 1.2 miliardë eurove, dhe sipas La Gazzetta dello Sport, klubet italiane mund të vendosin të padisin Kryetarin e Zonjës së Vjetër.
Një takim i klubeve të Serie A është planifikuar për sot./Lajmi.net/