Klubi anglez huazon miliona euro nga familja e Bin Ladenit

Sheffield Unitedi është përballur me kritika të shumta pasi së fundi u zbulua se klubi i ka marrë 3.5 milionë euro, në formë huazimi, nga familja e Osama Bin Ladenit.

Marketing

Sipas Daily Telegraph, një gjykatës i Gjykatës së Lartë është duke kërkuar ta zbulojë për të vërtetën e pronarëve të klubit, Kevin McCabe dhe Princit Abdullah bin Musa’din bin Abdul Aziz, i cili është anëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite.

Është raportuar se në ditën e katërt të këtyre seancave gjyqësore u zbulua se Sheffield Unitedi i mori 3.5 milionë euro në formë të huazimi nga “Project Delta”, që është themeluar nga Osama bin Laden, themelues i Al-Kaida, dhe familja e tij.

Avokati i Abdullahut, Andreas Gledhill, pretendon se edhe McCabe kishte qenë i vetëdijshëm për prejardhjen e këtyre parave.

“McCabe e dinte se cili ishte burimi i këtyre parave, madje me emrin e një anëtari të familjes së Bin Ladenit”, ka thënë Gledhill, sipas Sheffield Star.

Që të dy pronarët e Sheffield Unitedit, Abdullahu dhe McCabe, i kanë nga 50 për qind të aksioneve të klubit.

McCabe, 71-vjeçar, e kishte takuar Abdullahun, 54-vjeçar, kur ky i fundit kishte qenë në kërkim të një personi që mund të investojë në klub.

Abdullahu pranoi t’i investojë 10 milionë funta në klub, edhe pse marrëdhënia e tij me McCaben filloi të prishej në vitin 2017.

Ky proces pritet të vazhdojë përgjatë javëve në vazhdim.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vrau Bin Ladenin në vitin 2011, pas një operacioni ushtarak në Abbottabad të Pakistanit.

Marketing