Këshilli Qendror i Klubit Diplomatik-Shkup duke diskutuar për çështjet e politikës së jashtme dhe diplomacinë e Maqedonisë, konstaton se ekziston pengesë në zhvillimin profesional të strukturës diplomatike si në Ministrinë e Jashtme ashtu edhe në prezantimin e vendit në jashtë kufijve.
“Është evidente se si rezultat i pengimit të emërimit të shefave të përfaqësive diplomatike të Maqedonisë në vendet e huaja nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, në mënyrë jo të duhur, po mbrohen interesat e Maqedonisë. Kjo në veçanti është indikative kur duhet që në maksimum të angazhohet shteti që të finalizon integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike”, thuhet në kumtesën e Klubit Diplomatik-Shkup.