Klubi i deputetëve reagon në shprehjen gjithnjë e më të shpeshtë të urrejtjes dhe ofendimeve ndaj grave

Klubi i deputetëve sot ka reaguar në shprehjen gjithnjë e më të shpeshtë të urrejtjes ndaj grave veçanërisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa të transmetuara përmes disa përfaqësuesve partiak dhe mediatik.

Marketing

“Kërkojmë sjellje etike dhe profesionale nga të gjitha partitë politike, mediumet dhe faktorët tjerë për përmbajtjet në rrjetet sociale, të sillen sipas konventave për respektim të të drejtave të njeriut me theks të të drejtave të grave dhe dërgojmë porosi se nuk do të tolerojmë deklarata ofenduese dhe diskriminuese pa dallim se prej ku janë”; tha kryetarja e Klubit të deputetëve në Kuvend, Gjulumser Kasapi.

Klubi i deputetëve, potencon ajo, është në marrëveshje dhe e bashkuar t’i shqyrtojë dhe t’i përdorë të gjitha instrumentet e mundshme për reagim institucional me ngitje të nismave për plotësim të rregullores ligjore për barazi gjinore.

Në konferencën për shtyp morën pjesë deputetet nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, ndërsa Kasapi në deklaratë potencon se ato së bashku pa dallim të përkatësisë partiake, etnike, religjioze dhe ndonjë përkatësie tjetër fuqishëm kundërshtohen dhe i dënojnë deklaratat dhe format e komunikimit me ofendime dhe poshtërime të gruas në politikë, por edhe në përgjithësi në shoqërinë tonë.

Ofendimet, seksizmi dhe misogjeniteti, të shprehura dhe kahëzuara ndaj grave në politikë, koha përfundimtare është më në fund të ndalen, tha Kasapi duke potencuar se ato si përfaqësuese të të gjitha grave luftojnë për ta eliminuar edhe shprehjen e urrejtjes dhe lajmeve të rreme dhe diskreditimit ndaj personalitetit të gruas në politikë.