Lazio është në zi pas vdekjes tragjike të lojtarit 19 vjeçar të ekipit të të rinjve, Daniel Guerini.
Ai veçse kishte mbushur 19 vjeç, pasi festoi ditëlindjen e tij të dielën dhe më pas u vra në një aksident automobilistik në Romë të mërkurën në mbrëmje.
Guerini ishte në makinë me dy shokë të tjerë të rinj, të cilët janë në gjendje të rëndë.
Ai ka lindur në Romë, por kishte luajtur gjithashtu për ekipin e të rinjve në Torino, Fiorentina dhe SPAL.
“Është një lajm i pabesueshëm, jemi të tronditur dhe me shumë dhimbje. Presidenti, lojtarët dhe stafi i klubit së Lazioos do të mblidhen rreth familjes së të riut Daniele Guerini”, ka shkruar klubi i Lazios në rrjetin e tyre social në twitter.