Organizatra malore Gryka e Dervenit, tradicionalisht edhe këtë vit ftoi shumë bjeshkatarë në Matkë, ku ndër shumë aktivitete, ditën e parë e filluan me party dhe me zgarë.
Edhe pse moti ishte me shi perseri erdhen shumë të ftuar ndersa Xhemal Ramadani Mezini tha se bjeshkataret kanë një super moto.
“Edhe vitin e kaluar kemi pasur këtë aktivitet dhe kemi pasur mysafirë nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, kemi kaluar mirë por ka pasur edhe kufizime por këtë vit kufizimet kanë kaluar dhe besoj se do të kalojmë më mirë edhe pse moti me shi por ne bjeshkataret kami një moto, Ne jemi vërtet të ëmbël, por shiu nuk na tret dot se nuk jemi sheqer.” – deklaroi Xhemal Ramadani Mezini – bjeshkatar
“Sot është ditëlindja e shoqatës Gryka e Dervenit, anëtare e së cilës jam tash e dy vite dhe më vjen shumë mirë që sot në Matkë jam këtu bashkë me shumë grupe të tjera” – tha Irena Llozana, bjeshkatare
Ndërsa edhe kryetarja e klubit Gryka e Dervenit kishte porosi për ata që e vizitojnë Matken dhe duan të merren me këtë aktivitet.
“Sot kemi festën e themelimit të klubit malor Gryka e Dervenit dhe kemi gjysmë jubileun e klubit tonë. Mos hudhni mbeturina, bashkangjituni dhe merruni me sportin malor është një sport që ndihmon si fizikisht poashtu edhe psiqikisht” – tha Imrane Jonuzi, kryetare e klubit malor “Gryka e Dërvenit”
Për të gjithë të interesuarit, Matka Camp dhe Hike do të ketë edhe sot aktivitete të ndryshme.