Klubi mbretëror i basketbollit Real Madrid vjen në Kosovë

Real Madrid Foundation Clinics në bashkëpunim me STE Robin Krasniqi dhe klubin Sigal Prishtina kanë arritur marrëveshje për organizimin e kampit të basketbollit që do të udhëhiqet nga trajnerët e klubit mbretëror.

Marketing

Kampi është i hapur për të gjitha grupmoshat e reja dhe fillon me 30 gusht kurse përfundon më 10 shtator, njofton Klan Kosova.

Regjistrimet për të interesuarit fillojnë nga dita e martë (10 gusht), kurse detajet për procesin e regjistrimit do të bëhen të ditura në konferencën e radhës për media.

Numri i pjesëmarrësve në këtë kamp do të jetë i limituar.