Klubi nga Premier Liga e Anglisë, kërkon Edon Zhegrovën

Fulham po shqyrton një lëvizje të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për anësorin e Lille, Edon Zhegrova. Trajneri i Fulham, Marko Silva është i prirur të sjellë përforcime në sulm, pasi humbi emra si Uillian dhe Bobi Dekordova-Reid në fillim të kësaj vere.

Marketing

Fulham ka pasur një interes afatgjatë për Zhegrovën, por tani po shqyrton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin kosovar përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten e 30 gushtit. Megjithatë, një marrëveshje mund të jetë e vështirë për t’u arritur pasi Lille u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe financiarisht tani qëndron mirë, ndërsa Zhegrova ishte hero i francezëve me dy gola në dy ndeshjet ndaj Slavia Pragës.

“Football Insider” shkruan se do të duhej një “tarifë e madhe” që skuadra franceze të konsideronte largimin e 25-vjeçarit. Zhegrova iu bashkua Lille në vitin 2022 për 6 milionë euro nga Baseli, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin francez dhe që atëherë ka bërë 90 paraqitje

Gjatë kësaj kohe, ai ka gjetur rrjetën 21 herë, ndërsa ka dhënë 16 asistime.

Marketing