Shteti i Turqisë para disa ditësh është goditur nga një tërmet shkatërrues, ku deri më tani raportohet pë mbi 15.000 persona të vdekur.
Nga ky termet mbeti i vdekur edhe portieri i skuadrës Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyüp Türkaslan, i cili u gjet pa shenja jete nën rrënoja.
Së fundmi skuadra e Ligës së Dytë turke, Yeni Malatyaspor ka vendosur të tërhiqet nga kampionati.
Ky vendim është marrë nga presidenti i klubit turk, Ahmet Yamanva, i cili deklaroi se skuadra e tij nuk do të merr pjesë në fazen e dytë të sezonit.