Klus: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat së bashku!

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Martin Klus, theksoi se Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Ne besojmë se të dy vendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat së bashku kështu është më e lehtë për të dy vendet, por më e lehtë edhe për ne. Do të jetë më e lehtë që të ndajmë përvojat tona, përfshirë ato që kemi pasur në Sllovaki, të cilat nuk janë vetëm pozitive, natyrisht. Unë jam i sigurt se nëse të dy vendet fillojnë negociatat së bashku, atëherë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të bëhen anëtare në BE shumë më shpejt. Ky është qëllimi ynë strategjik në Sllovaki”, deklaroi Martin Klus – zëvendësministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Marketing