KM Liria me tre kampion në garat e sotme

Në kampionatin e sotëm zgjedhor për senior, KM Liria u dëshmua si klubI më i suksesshëm sepse tre kampion dolën nga ky ekip dhe fitoj titullin e kampionit ekipor.

Marketing

Postimi i plotë i KM Liria:
KM Liria me tre kampionë individual te seniorët, Besir Alili mposhtë medalistin evropian Vladimir Egorov

Në Radovish, gjatë ditës së sotme u mbajt kampionati zgjedhor për senior, ku nga dhjetë kategori të mundshme, tre kampion dolën nga klubi ynë, ndërsa KM Liria arriti të fitoj edhe titullin e kampionit ekipor.

Për tu theksuar dhe veçuar është fitorja e kampionit evropian për kadetë, Besir Alili, i cili në kategorinë deri më 61 ia doli të mposhtë medalistin evropian për senior nga viti 2019, Vladimir Egorov.

Kampion nga klubi ynë u shpallën edhe Muhamed Feruki, si dhe Fati Vejseli.

Në vijim, plasmani individual i mundësave tanë:
🥇Besir Alili – 61 kg
🥇Muhamed Feruki – 65 kg
🥇Fati Vejseli – 74 kg
🥈Astrit Ismaili – 86 kg
🥈Uvejs Fejzullau – 97 kg
🥉Zulqufli Asani – 57 kg
🥉Minir Rexhepi – 61 kg
🥉Halit Osmani – 65 kg
🥉Omer Feruki – 65 kg
🥉Elmedin Sejfullau – 70 kg
🥉Elvedin Feta – 74 kg
🥉Ruzhdi Elezi – 74 kg
🥉Amir Thaçi – 92 kg
🥉Ramazan Bakiu – 97 kg.