Ballina Aktuale KMDLNj, Rakiqit: Presidenti i juaj është Thaçi, e jo Vuçiqi

KMDLNj, Rakiqit: Presidenti i juaj është Thaçi, e jo Vuçiqi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar ndaj kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, pasi që ky i fundit ku shkuar në Beograd për t’u ankuar rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Marketing

Sipas KMDLNj, Goran Rakiq është ankuar para shkaktarit kryesorë (Aleksandar Vuçiqit) për rritjen e taksës prej 100 për qind, duke kërcënuar se do të bëjnë protesta, do të luftojnë dhe do të vendosin barrikada dhe marrëzira të tjera që asnjë shtet normal nuk i pranon dhe nuk i toleron.

“Goran Rakiq , së bashku me serbët e tjerë, disa udhëheqës kosovarë, KEK – un, KEDS – in dhe ZRRE – në janë hajdutë, plaçkitës dhe të pamoralshëm për faktin se thuajse 15 vite pas përfundimit të luftës i kanë vjedhur qytetarët shqiptarë dhe jo-serbë të Kosovës duke ua faturuar rrymën e shpenzuar si shpenzime të qytetarëve që realisht nuk e kanë shpenzuar!”, shkruan në komunikatën e KMDLNj-së.

“Mashtruesi dhe hajduti Rakiq, së bashku me mashtruesit institucional të Kosovës, KEK – un dhe KEDS – in dhe ZRRE – në janë furnizuar me rrymë, ujë, ngrohje dhe shërbime tjera nga paratë tona sikur që asnjëherë nuk kanë paguar taksa institucioneve të Kosovës ndonëse vazhdimisht kanë marrë paga nga Buxheti i Kosovës dhe kanë përfituar në mënyra tjera , kryesisht kundërligjshëm”.

“Goran Rakiq që nuk e njeh Hashim Thaçin president, që nuk e njeh Kosovën shtet por e quan Kosova dhe Metohi ka udhëhequr të gjithë ata që e kundërshtuan dhe e kundërshtojnë Kosovën duke vendosur barrikada, kryqe nëpër rrugë, duke terrorizuar shqiptarët dhe duke bërë pastrimin etnik, duke mos e lejuar kthimin e të zhvendosurve shqiptarë në shtëpitë dhe pronat e tyre dhe paralelisht duke kolonizuar këtë pjesë të okupuar të Kosovës përmes ndërtimit të shtëpive në Lagjen Kodra e Diellit, e që nuk u pengua as nga institucionet e Kosovës dhe as nga burokratët e BE – së”.

“Pjesën ku është kryetar Goran Rakiq e shndërroi në Eldorado të krimit të organizuar ku nuk funksionon shteti i së drejtës, por bandat paramilitare. Në këtë parajsë të krimit u vranë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë që nuk u rreshtuan në skemat kriminale, askush nuk u zbulua dhe askush nuk u dënua. Pas një konstatimi të ngjashëm u ekzekutua në mënyrë klasike lideri i një pjese të serbëve, Oliver Ivanoviq, ndryshe me një të kaluar shumë të dyshimtë”.

Sipas saj, vendosja e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja është e drejtë, domosdoshmëri dhe mekanizëm mbrojtës për prodhuesit vendorë dhe sidomos për sigurinë e vendit që në mënyrë flagrante po dhunohet që nga përfundimi i luftës nga Serbia dhe disa burokratë të BE-së.

Marketing
Exit mobile version