Para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore,përderisa partië politike në vend vazhdojnë të koketojnë për koalicione , BDI ripërsërit se kjo parti nuk bën partneritete paraprake.Kreshnik Bekteshi tha se BDI është e pakonkurrencë në spektrin politik shqiptar. “BDI nuk bën partneritete paraprake. BDI është në partneritet vetëm me qytetarët e RMV-së, veçanërisht me qytetarët shqiptarë. Dhe pikërisht qytetarët do të vendosin për të ardhmen e BDI-së. Ne jemi të bindur dhe këtë e tregojnë edhe anketat dhe hulumtimet e ndryshme se BDI nuk ka konkurrencë, në veçanti në spektrin politik shqiptar në RMV”, tha Bekteshi.