Lideri opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski është i bindur se VMRO DPMNE do të jetë fitues aбsolut i zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit në bllokun politik maqedonas ndërsa koliacionin me paritë shqiptare pas zgjedhjeve do të bëjë me atë parti me të cilën do të ketë më shumë përafrim të programit.
Në intervistën dhënë për TVM1, kreu i VMRO-së la sinjale se edhe mund të mos prakitkohet parimi i fituesit me fituesin, ndërsa deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se nuk do të kolacionoj me partitë të cilat nuk do të pranojnë marrëveshjen e Prepës, Mickoski i quajti manovra politike parazgjedhore.
“Ato janë manovra politike të z.Ahmeti, kushtet për kolaicionim nuk diskutohen paraprakisht pasi ai mund edhe të mos jetë opsioni politik që të jetë në koalicon me VMRO-DPMNE për shkak të asaj se ne mund të mos pajtohemi për çështjet tjera. Qëndrimi ynë njëzëri është se do të kolacionojmë program me program pas këtyre zgjedhjeve” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.