Koalicionet për zgjedhjet lokale, Zaev: Është herët për të konkretizuar

Kryeministri Zora Zaev sërish i bëri thirrje opozitës që të lejojë zbatimin e procedurave në Parlament, që janë të rëndësishme për qytetarët. Zaev tha se edhe përkundër lëshime serioze që ka bërë për shkak të rëndësisë që kanë disa çështje, si puna e regjistrimi të popullsisë, legjislacioni zgjedhor dhe votimi me gjurmët e gishtërinjve dhe të tjera, opozita sërish bllokon punën e Kuvendit. I pyetur nëse LSDM në zgjedhjet lokale do të garojë në koalicion me ndonjë parti të bllokut politik shqiptar, Zaev tha se është shumë herët për një njoftim të tillë.

Marketing

“Është akoma herët. Kur marrim vendime në mbledhjet tona, do t’i shpallim ato menjëherë. Por, tendenca jonë është të bashkohemi dhe gjithmonë të veprojmë në frymën e një shoqërie për të gjithë. Dhe që nga tani po dërgoj thirrjen për bashkëpunim parazgjedhor dhe paszgjedhor, sepse përmes bashkëpunimit dhe unitetit do të jemi në gjendje të arrijmë sukses më të madh.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Ditë më parë koalicioni ASH-Alternativa ka ftuar BDI-në dhe partitë shqiptare në pushtet që të përballen pa koalicion me partitë maqedonase.