Koalicioni ASH-AA, Besa mbledh Kuvendin Qendror

Sonte në Tetovë Lëvizja Besa do të mbajë mbledhjen e Kuvendit në të cilin do të diskutojnë lidhur me mundësinë e koalicionimit dhe situatën politike të krijuar pas koalicionit ASH-AA.

Marketing

“Lëvizja Besa sonte ka thirrur mbledhjen e kuvendit qendrorë për të diskutuar rreth aktualitetit politik. Siç mësohet, në këtë takim do të diskutohet edhe për zgjedhjet, platformën ‘BESA’ dhe do të miratoj strategjinë për zgjedhjet e 12 prillit. Gjithashtu, kuvendi do të verifikoj vendimin e kryesisë për shefin e shtabit për zgjedhjet e prillit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Ndryshe, dje lideri i ASH-së nëpërmes një video porosie njoftoi opinionin se në 12 prill Aleanca për Shqiptarët në zgjedhje do të shkojë së bashku me Alternativën e Afrim Gashit e cila sipas Selës i është përgjigjur pozitivisht ftesës që kreu i ASH-së e bëri dit më parë. Për më tepër Sela tha se Besa e ka injoruar ftesën e tij dhe i njëjti u dha afat edhe 12 orë shtesë krerëve të Besës për të marrë një vendim.