Koalicioni LDK-AAK drejt fundit?! ministrja e jashtme Haradinaj- Stublla reagon kundër kryeministrit Hoti

Për shkak të patrullimit të përbashkët të KFOR-it me xhandarmërinë serbe, shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj Stublla doli kundër qëndrimit të Kryeministrit Avdullah Hoti.

Marketing

Ajo kritikoi misionin e NATO-s në Kosovë, pasi tha se askush nuk ka autorizim të bëjë patrullime të përbashkëta me xhandarmërinë serbe.

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur sonte për mospajtimet mes shefit të partisë së saj, Ramush Haradinaj, me shefin e qeverisë Avdullah Hotin.“Fillimisht jemi dakorduar që ShBA-të të udhëheqin dialogun. Vetëm atëherë do të kishim epilog final, e jo thjesht të përmbushet agjenda e dikujt.” – tha ajo në Rubikon, duke kritikuar udhëheqjen e dialogut nga BE-ja.

“Ne kemi qëndrime konfliktuoze mes z.Lajçak e z.Borrell, kur njëri thotë nuk mund të bëhet më katolik se papa e tjetri thotë se normalizimi i marrëdhënieve nuk nënkupton njohje reciproke,” shtoi ministrja.