Koalicioni në mes Selës dhe Gashit nuk është duke u pritur mirë nga stukturat e ASH-së. Sot, nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i nëndegës së Leshnicës nga ASH, Bujar Ilazi ka dhënë dorëheqje duke shprehur haptazi pa knaqësinë e tij ndaj ASH-së dhe këtij koalicioni. Ai ka postimit ja ka bashkangjitur edhe një foto me kryetarin e forumit rinor të Besës, Liridon Useini, ku nga sot Ilazi do të jetë pjesë e Lëvizjes BESA.
Ndryshe, kjo nuk është dorëheqja e parë për shkak të koalicionimit ASH-AAA.