Koalicioni ,,Tash është Koha” në Shuto Orizare dhe Vizbeg

Koalicioni ”Tash është koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, bashkë kandidatët për deputet nga zona 2, Elmi Aziri, Safije Sadiki-Shaini dhe Bujare Abazi kanë vizituar Vizbegun dhe Shuto Orizarën ku janë pritur me shumë entuziazëm nga një numër i jashtëzakonshëm qytetarësh.

Marketing

Delegacioni i Koalicionit “Tash është koha” kanë folur për programin dhe vizonin politik, por edhe për qeverisjen ndryshe me premtimin se do t’ju kthehet dinjiteti dhe besimi i humbur sepse qeverisja ASH-AA do ta bëj realitet programin e saj.

Sela dhe Gashi kanë premtuar zgjidhjen e problemeve me shkollën e Vizbegut, por edhe kanë premtuar investime kapitale në infrastrukturë dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Kandidati nga Kumanova prof.Elmi Aziri para banorëve të Vizbegut dhe Shuto Orizarës është zotuar edhe për zgjidhjen e problemit të legalizimit të pronave që është një problem shumë kompleks dhe që nuk është zgjidhur me dekada.

Koalicioni “Tash është koha” po viziton çdo lagje dhe çdo vendbanim ku ka edhe një shqiptar të vetëm, me qëllim që të prezantoj ofertën politike dhe programin me të cilin kërkon legjitimitetin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar ata në Qeverinë e ardhshme.

Marketing