Koalicionet/Bekteshi: BDI nuk përzihet,janë parti të vogla në spektrin politik shqiptar

Përpjekjet e deritanishme të Aleancës për Shqiptarët për një koalicion trepalësh parazgjedhor me Besën dhe Alternativën,nuk kanë rezultuar të suksesshme.Edhe pse ishte lajmëruar një epilog për në fillim të muajit janar, partitë akoma nuk kanë arritur marrëveshje.

Marketing

Në debatin në Alsat,që transmetohet sonte, Kreshnik Beketshi nga BDI, njëherit minitër i ekonomisë,tha se BDI nuk përzihet në çështjet e brendshme të partive të tjera opozitare, pasi siç tha,konsiderohen si parti të vogla në spektrin politik shqiptar

‘Ne qartë e kemi treguar se nuk përzihemi në çështjet e brendshme të partive të tjera opozitare. Ne i konsiderojmë si parti të vogla në spektrin politik shqiptar. Pikërisht Z.Taravari vetë në mënyrë indirekte e theksoi faktin se i duhet tre parti të bashkohen që të kenë gjasa sado pak të jenë konkurrent me BDI-në – u shpreh Kreshnik Bekteshi, BDI.