Koalicionimet në bllokun shqiptar, Neziri:Bashkimi i bazuar mbi parime, jo mbi interesa

Bashkimit të opozitës shqiptare, analisti Xhelal Neziri thotë se e ka shumë të vështirë të precizojë se mbi bazën të cilave parime dëshirojnë të bashkohen. Duke analizuar mbi tempon e negociatave të deritanishme, Neziri konstaton se është mision i pamundur ata, qoftë edhe të bashkuar, me dy ose tre parti politike të mbetën bashkë pas zgjedheve. Thotë rezikohen nga përçarja pasi që apetitet janë të mëdha për të hyrë në qeveri.

Marketing

“Për të siguruar një koalicion më afatëgjatë duhet të jetë I bazuar mbi parime e jo mbi interesat e ngushta individuale ose klanore, për shkak se brenda partive politike shpesh individet futen edhe dalin nga subjektet politike ndërkohë që idea dhe parimet edhe vlerat ngelin aty. Edhe une kam atë përshtypjen se nuk bashkohen shkaku se janë të vetëdijshëm se duhet një ide e cakuar politike të zbatojnë, por bashkohen matematika të ngushta partiake. Dhe ky lloj bahskim nuk është supstancial, nuk është i qendrueshëm dhe i njejti pas zgjedheve edhe mund të prishet duke u bazuar sërish në matematikat tjera.” – deklaroi Neziri.

Neziri poashtu vlerëson se edhe në këto zgjedhje partitë politike do të përdorin sistemin e drejtësisë si mekanizën për qerim hesapesh edhe për atë se kush më shumë ka kontribuar në sundimin e së drejtës.

Neziri nuk sheh vullnet të sinqert politik për të miratuar ligjin e ri për prokurori publike.Këto komente Neziri i bëri në “Intervistën Javore” në TVM2.