Koalicionimet parazgjedhore, formohet koalicioni i ri “Maqedonia e vetme”

Me moton “Asnjëherë e veriut, por vetëm Maqedoni”, disa subjekte politike më të vogla maqedonase nënshkruan memorandum për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 12 prillit.

Marketing

Fushata e tyre do të jetë në drejtim të sensibilizimit sa më të madh të opinionit që ndryshimi i emrit të shtetit ka qenë vendim i gabuar i qeverisë Zaev.

“Koalicioni “Asnjëherë e veriut, por vetëm Maqedoni”, do t’i japë fund këtij lloji të udhëheqjes me shtetin, prandaj nuk lejojmë që fatin tonë ta udhëheqin persona dhe politikanë të aboluar dhe gënjeshtarë të LSDM-së, e as persona që kanë grabitur këtë popull dhe janë larguar jashtë vendit, siç janë ata të VMRO-DPMNE-së.”,- deklaroi Jove Kekenovski nga “Fridom”.

“Këto zgjedhje kanë domethënie historike, sepse në këto zgjedhje o do të betohen qëndrimet për të fshirë gjithçka që ka të bëjë me Maqedoninë, ose do të fitojnë forcat patriotike, që do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën e ilindenasve tanë.”,- u shpreh kryetari i Partisë “Maqedonia e përbashkët”, Janko Baqev.

Këtij koalicioni i janë bashkuar edhe disa shoqata, siç janë Veteranët e VMRO-DPMNE-së, ish Unioni i Mbrojtjes së Maqedonisë, dhe disa Organizata formale dhe joformale të qytetarëve.