Kocevski: Në asnjë rast nuk kam pasur konflikt të interesit

Prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski, thotë se pasi që Qeveria ta dorëzojë propozimin për shkarkimin e tij në Këshillin e prokurorëve publikë, ai duhet t’i dorëzohet edhe atij, në mënyrë që ai të shprehë mendimin e tij.

Marketing

Ai thotë se nuk mund të tregojë më shumë për momentin.

“Pasi ta marr propozimin nga Qeveria, do të shohim arsyet e parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike dhe pastaj do të deklarohem për këtë. Për vendimet politike, për momentin nuk do të komentoja”, tha Kocevski sot në një deklaratë për media.

Prokurori pretendon se në asnjë prej rasteve nuk ka pasur konflikt interesi. Ai mendon se duhet parë se në cilat raste “ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, që të mund të deklarohet”./Telegrafi