Perspektiva evropiane e Maqedonisë Veriore është shumë e sigurt nën dritën e miratimit të marrëveshjes për emrin mes Athinës dhe Shkupit, e cila u theksua në mënyrë të qartë nga liderët e BE-së në qershor të vitit të kaluar, edhe pse deklaruan se është e nevojshme që autoritetet maqedonase të zbatojnë reforma të mëtejshme.
Këtë e tha sot në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanqiç, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Bruksel, nëse BE-ja konsideron se fillimi i negociatave për pranimin e Maqedoninë Veriore është i lidhur me miratimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, për shkak se, përveç kësaj, opozita greke ka njoftuar se do të bllokojë rrugën e Shkupit për në BE.
E përditshmja “Danas” në beograd në analizën e kësaj teme, citon portalin në Bruksel “Politico”, ky përmendet deklarata e Kirijakos Mitsotakis, liderit të partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, se rruga e Shkupit drej BE-së do të bllokohet “në qoftë se nuk plotësohen interesat greke gjatë negociatave për anëtarësim.”