Deputeti i LSDM-së Nenad Kociç, ka numëruar investimet që i kanë bërë në shëndetësi, ndërsa paralajmërojnë se duke filluar nga ky muaj, pagat e të gjithë punëtorëve në shëndetësi rritën për 5 përqind, dhe për këtë qëllim janë siguruar 600 milion denarë në Buxhetin për vitin 2022
“Për katër vite pagën bazë të mjekëve specializantë e kemi rritur për 40 përqind, motrave medicinale mes 20 dhe 23 përqind, mjekëve të përgjithshëm për 25 përqind, ndërsa punonjësve shëndetësorë për 15 përqind. Duke filluar nga ky muaj, pagat e të gjithë të punësuarve në shëndetësi rriten për 5 përqind. Për këtë qëllim janë siguruar 600 milion denarë në Buxhetin e vitit 2022”, ka deklaruar mes tjerash Kociç. /SHENJA/