Koço Angjushev tërhiqet nga qeveria në 3 janar?

Zv/kryeministri Koço Angjushev me siguri se do të tërhiqet nga funksioni më 3 janar të vitit 2020. Edhe pse nuk deshi nëse largimi do të jetë para zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill vitin e ardhshëm, në deklaratën për Alsat qartë theksoi se kur do t’i kthehet biznesit.

Marketing

“Unë do të qëndroj në Qeveri deri sa ajo të ketë mandat për të vendosur. Qeveria që nuk ka mandat të vendosë është Qeveri politike dhe nuk ka nevojë që unë të jem pjesë e saj”-tha Koço Angjushev, zv/kryeministër.

Pra Qeveria Teknike do të jetë pa Koço Angjushevin?

“Mbetet të shohim.”

Ndryshe, Qeveria Teknike pritet që të fillojë me punë tre ditë pas Vitit të Ri. Kryeministri Zoran Zaev ka mirëkuptim për qëndrimin e Angjushevit.

Ai është pronarë i shumë kompanive të mëdha dhe serioze në shtet të cilat punësojnë më shumë se 1.000 qytetarë tanë dhe ne kemi mirëkuptim të plotë nëse dëshiron më tej t’u përkushtohet kompanive të tija. Duke u shoqëruar me të, pashë se fitimi i është zvogëluar për 50%, kompanitë kanë nevojë për të, por edhe shteti ka nevojë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Megjithatë, sot Shoqata joqeveritare “Reflektor” doli me të dhëna se prej kur Angjushev është në pushtet, fitimi i kompanive të tija është rritur.

“Vitin e parë kanë punuar shumë mirë, vitin e dytë u ndje një ulje e konsiderueshme e qarkullimit dhe fitimit, tek fitimi diku edhe deri në 50% dhe kjo është një gjë që unë nuk mund ta fshehë, këtë do ta shihni në Regjistrin Qendror në shkurt të vitit 2020 kur do t’i dorëzoj llogaritë përfundimtare”-pohoi Koço Angjushev – zv/kryeministër.

Angjushevi në Qeverinë e Zaevit është si alfa dhe omega kur janë në pyetje masat ekonomike, por ishte i njohur edhe me atë që në fillim të mandatit të tij, për shkak të pronësive të kompanive dhe detyrën si zv/kryeministër, kishte konflikt interesash.

Marketing