Kod interesant i veshjes në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA

Ambasada amerikane në Shkup me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 korrikut sonte po mban ceremoni solemne e organizuar nga ambasadori amerikan, Xhes Bejli.

Marketing

Ministrat, deputetët, gazetarët, artistët dhe njerëzit nga jeta publike e Maqedonisë sonte u shfaqën me farmerka (xhinse) në ambasadën e Shteteve të Bashkuara me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Këtë vit, kodi i veshjes së ambasadës kërkoi që mysafirët të veshin farmerka tipike amerikane. Për të qenë gjithçka në ngjyrat e flamurit amerikan, nga të ftuarit u kërkua që të veshin bluzë të bardhë apo këmishë dhe diçka të kuqe.

Të pranishëm janë Bujar Osmani, Katica Janeva, Menduh Thaçi, Teuta Arifi, Goran Misovski, Jani Makraduli, Gavril Bubevski, Frosina Remenski, Sulejman Rexhepi, Emil Dimitrov, Daniela Rangelova, Ilija Dimovski, Andrej Zhernovski, Arben Taravari, Petre Shilegov dhe Vlladimir Peshevski.

Marketing