Kryetari i Komisionit për Sistem Politik Aleksandar Kiracovski, sot informoi se janë dorëzuar 6 mijë amendamente për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Kjo vjen pasi dje deputetja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM) Liljana Popovska, reagoi pasi kjo pikë nuk ishte vendosur në rendin e ditës.Amendamentet janë dorëzuar nga 15 deputetë të partive më të vogla, të cilët propozojnë një listë zgjedhore dhe lista të hapura.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi, sot në konferencë për shtyp tha se grupi i deputetëve të BDI-së kanë dorëzuar thuajse 5 mijë amendamente për propozim-ligjin për Kodin Zgjedhor.
I pyetur nga gazetarët nëse BDI-ja është për ndryshim të modelit zgjedhor, Grubi tha se ata janë për bisedime, ndërsa shtoi se për nesër ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka thirrur takim me gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare, ku do të diskutohet për gjetjen e modelit më të mirë zgjedhor.