VMRO DPMNE, thotë se nuk ka pengesa për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Vlerësojnë se problemi qëndron në mosmarrveshjet mes partnerëve kryesorë të koalicionit qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së. VMRO DPMNE nuk pret që ndryshimet të përfshijnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-së, për të siguruar zgjedhje korrekte e demokratike. Edhe opozita do të publikojë listën e kandidatëve, sapo ajo të marrë dritë jeshile nga Komiteti Qëndror
“Problemi qëndron pikërisht në koalicionin qeverisës. Pragu, apo përqindjet që ishin vendosur në propozim ligjin e dorëzuar në Kuvend, vetë qeveria ngriti duart nga ai propozim, e të jejtat nuk janë pjesë e kërkesave të VMRO-DPMNE-së. Ne qëndrojmë në kërkesat edhe të OSBE-ODIHR-së, dhe përqindja e pjesmarrjes së partive apo kandidatëve të tjerë, nuk na frikëson.”, tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Derisa dy partitë më të mëdha paralajmërojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, parashtruesit e listave për këshilltarë, reagojnë se po i bëhet sulm demokracisë me ndryshime në përqindjen e pragut të nënshkrimeve, tashmë që procesi ka filluar. Për ta problemiatik është ndryshimi i nenit 67, në kushtet për mbledhjen e nënshkrimeve ku përcaktohet që nëse një kandidat heq dorë nga pjesmarrja në zgjedhje, e gjithë lista bëhet e pavlefshme. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë ngecur në procedurë në komisionin për sistem politik pas parashtrimit të mbi 700 amendamenteve, një përpjeje kjo për të bllokuar sjellen e ligjit. Pritet që gjërat të jenë më të qarta pas kthimit të deputetëve nga pushimi vjetor.