Kodi zgjedhor, VMRO – DPMNE: Pushteti s’pranoi rekomandimet e OSBE-së

Përpjekjet për ndryshimin e kodit zgjedhor janë të dështuara në mungesë të konsenzusit, vlerëson VMRO – DPMNE. Nga kjo parti thonë se zgjedhjet e tetorit do të jenë të parat ku s’do të zbatohen rekomandimet e OSBE – ODIHR-it, dhe druajnë në besueshmërinë e lokaleve. Rekomandimet, sipas partisë së Mickovskit kishin të bëjnë me rregullimin e numrit të nënshkrimeve të nevojshme për të propozuar lista të kandidatëve të pavarur, do të saktësohej fushata zgjedhore, reklamimi i partive dhe raportimi për paratë e shpenzuara në zgjedhje. Pushteti ka refuzuar përzgjedhjen e kryetarëve të komunave në rrethin e parë zgjedhor, thonë nga VMRO – DPMNE.

Marketing

“Konsiderojmë si kryesisht problematike që zgjedhjet lokale në tetor këtë vit do të jenë zgjedhet e para në Maqedoni të cilat do të realizohen pa u bërë ndryshime të kodit zgjedhor me konsenzus midis gjitha partive politike, në përputhje me rekomandimet e OSBE – ODIHR-it. Kjo është e dëmshme për demokarcinë dhe vë në pikëpyetje kredibilitetin, legalitetin dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor.”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO – DPMNE-së.