Kodi zgjedhorë/ Zaev: Pragu prej 2% do të ulet, apo do të anulohet

Propozim ndryshimet e Kodit zgjedhorë ku parashihet që kandidatët e pavarur të mbledhin 2 % të nënshkrimeve nga votuesit në një komunë që të kandidohen për zgjedhjet lokale do të ulet apo tërësisht mund të largohet nga ligji.Kështu deklaroi Kryeministri Zoran Zaev i cili shtoi se nuk frikësohet nga listat e pavarura.

Marketing

“Kodi zgjedhorë do të jetë në pajtueshmëri me indikacionet që arritën nga ekspertët publik por edhe nga ata në numër më të vogël të pavarur. Ata vlerësuan se nuk është korrekte që partitë më të mëdha të caktojë përqindjen apo pragun e numir të patjetërsueshëm të nënshkrimeve të mbledhura për dorëzimin e listave të pavarura. E pash që ka ambient dhe do të ulet nga 2 % në 1 % apo ndoshta dhe do të hiqet tërësisht. Si të vendosin deputetët unë atë si politikan do të mbështes”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Sa i përket kualicionimit para zgjedhjeve lokale me parite politike shqiptare BDI,BESA,PDSH ,Zaev tha gjithkund ku do të kenë kandidat do të mbështesin njëri tjetrin.

“Kualicioni ndërtoi aspektet e saja, bashkëpunimi është i qartë gjithkund ku nuk do të kemi kandidatë mbështesim njëri tjetrin, atje ku kemi shkojmë në atë që qytetarët të na japin udhëzime se si është më mir për ta dhe menjëherë në rrethine e dytë të japim mbështetjen. Kjo për mua është një vlerë e madhe demokratike ..Në kualicion jemi 26 subjekte dhe besoj se do ta ofrojmë më të mirën nga ne”, theksoi Zaev.