“Kodra e Diellit” duhet të presë pas ndryshimeve kushtetuese

Një ditë pas ultimatumit që OJQ “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i dhanë kryeministrit Zaev për të vizituar këtë pikë turistike, nga Qeveria me përgjigje, në këtë moment ndryshimet kushtetuese janë më të rëndësishme se Kodra e Diellit.

Marketing

“Kryeministri Zaev e dini se është gjithmonë i hapur për takime me OJQ-të dhe qytetarët. Në këtë moment, nuk kam konfirmim të axhendës së tij dhe për takimin e tij të mundshëm, por për momentin e dini se në Kuvend filloi debati për ndryshimet kushtetuese që janë me rëndësi të veçantë. Nuk kontestohet ajo se kryeministri ka vullnet për tu takuar, por çështja është se sa kohë kemi në agjendën për ditët në vijim, që ajo të ndodhë”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Në qershor të këtij viti, Sekretariati i Përgjithshëm shpalli tender në të cilin kërkoi 250 mijë euro për të bërë një analizë të hollësishme financiare të punës së të falimentuarve “Eurokompozit”, “Kolska Veles” dhe qendrës së skijimit Kodra e Diellit. Përmes kësaj, qeveria shpresonte se do ti shiste më lehtë.

ELEM-i shtetëror që e menaxhon me qendrën e skive Kodra e Diellit shpjegon se bllokimi dy ditë më parë kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qendrës dhe përdorimit falas të ski-ashensorëve, promovim që pasoi me hapjen e sezonit të skijimit. Era e fortë, mbingarkesa e sistemit, reshjet e dëborës shkaktuan që ski-ashensorët të fikeshin shkaku i sigurisë. Paralelisht ELEM analizon punën e qendrës së skive.

“Bëhet analizë e gjendjes së ELEM Tours dhe informacioni për atë, të cilin ELEM duhet t’ia dërgojë qeverisë dhe të marrë udhëzime për veprime të mëtejshme lidhur me kompaninë “bijë” ELEM Tours që punon me vështirësi dhe humbje që nga themelimi i saj në vitin 2012”, theksuan nga ELEM.

Lëvizja “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka paralajmëruar protesta dhe bllokada nëse qeveria nuk bën asgjë për të zgjidhur problemin me këtë pikë turistike.