Kodra e Diellit “vërshohet” nga turistët e parë

Edhe pse sezoni turistik zyrtarisht ende nuk ka filluar dhe borë nuk ka sa duhet, megjithatë turistët këtë vikend nuk mungojnë, që kanë ardhur si nga brenda shtetit po ashtu edhe nga Shtetet fqinje, Kosova dhe republika e Shqipërisë
Sot më pëlqen koha, vendi, koha është me diell ka edhe turistë.

Marketing

Super është sot, mrekullueshëm koha”
Koha sot është e mirë shumë, nxorëm fëmijët pak me u kënaq. Vendi nuk është bash si duhet, duhet të ketë më tepër gjëra për fëmijët sepse, edhe luhaten fëmija edhe skijojnë, duhen kosha plehrash, parking nuk ka, nga poshtë të vish në këmbë deri këtu me fëmijë është problem” – u shprehën turistët
Përkundër premtimeve, Kodra e Diellit edhe këtë vit sezonin po e fillon me problemet e vjetra, mungesën e kanalizimeve, parkingjeve si dhe infrastrukturën e dëmtuar rrugore.

Teleferiku me gjashtë ulëse edhe këtë vit nuk do të vihet në përdorim. Sa i përket prenotimeve për festat e fundvitit, kapacitetet hotelerike janë përplot thotë drejtori i kodrës së Diellit.

Prenotimet për festat e vitit të ri e deri në 6 janar janë të mbyllura, interesimi është mjaft i madh ën të dy hotelet që menaxhon organizata jonë. Hoteli poshtë ka 150 shtretër kurse lartë hoteli ka 120 shtretër, që të dy janë të mbushur. Çmimi i aranzhmanit fillon nga 25 deri në 27 euro” -tha – Bekim Selami. Drejtor i pikës turistike kodra e Diellit.

Kodra e Diellit sivjet do i pret mysafirët me gjithsej rreth 500 shtretër, në hotele dhe vila private, ndërsa çmimet, nuk dallojnë nga ato të vitit të kaluar.