Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë sërish kundërshtarë në fushë.
Dy futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli ndonjëherë, do të jenë kundërshtarë në Ligën e Kampionëve, kur skuadrat e tyre Barcelona dhe Juventus do të takohen në kuadër të fazës së grupeve.
Duke folur për shortin, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se skuadra e tij dhe Juventus, kanë për të provuar se janë më të mirët në grupin e tyre.
“Jemi të lumtur për shortin”, ka deklaruar fillimisht Koeman, përcjell lajmi.net.
“Juve dhe Barca janë dy skuadrat më të mira në grup, por duhen të provohen”.