Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

Nga Ali Mehmeti

Marketing

Pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë V., Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI), fitoi 19 mandate me koalicionin e tij Fronti evropian, nga 120 sa i ka Kuvendi i MV. Kështu BDI u rendit e dyta me më së shumti mandate, pas partisë së parë maqedonase VMRO, që fitoi 58 mandate. Koalicioni tjetër shqiptar VLEN, me Arben Taravari fitoi 13 mandate.

Pasi u mësuan rezultatet, u mësua se në të gjitha komunat me shumicë shqiptare fitoi VLEN në krahasim me BDI, përveç Gostivarit, ku humbi me 370 vota diferencë. Përkundër kësaj, në total BDI fitoi më shumë mandate, falë votave të turqve, boshnjakëve dhe romëve.

Pas shpalljes së rezultateve Ali Ahmeti doli me deklaratë ku tha:

“Edhe ata, të cilët kanë votuar për oponentët tanë, ne jemi përfaqësues edhe të tyre, sepse kjo është rregull i demokracisë.

Ne jemi përfaqësues legal dhe legjitim. Legjitimitetin na e kanë dhanë qytetarët, shumica e shqiptarëve dhe komuniteteve të vogla siç janë turqit, boshnjakët dhe romët, të cilët i falënderojmë.

Duhet të respektohet vota e shumicës së komunitetit shumicë në vend, dhe për këtë duhet të mbajnë llogari dhe përgjegjësi të gjithë.

Legjitimetin e ka forca e dytë në shtet. Lexone mirë. Shtetit i duhet stabilitet, shteti i duhet paqa” !?

Veni re ku thuhet: nëse “Duhet të respektohet vota e shumicës së komunitetit shumicë” – siç thotë Ali Ahmeti, atëherë shumicën e votave të komunitetit shumicë, që janë shqiptarët, i ka fitua koalicioni VLEN dhe ai ka legjitimitet ti përfaqëson shqiptarët dhe jo BDI.

Përtej asaj se kush do i përfaqëson shqiptarët në MV, është më me rëndësi sesi do i përfaqëson. Si i ka përfaqësuar për 20 vjet BDI, e dimë.

Marketing