Koivd 19/ Komuna Çair donacion me mjete mbrojtëse për shërbimin e ndihmës së shpejtë

Komuna e Çairit  ka donuar sot mjete mbrojtëse për shërbimin e ndihmës së shpejtë.
Pas donacionit të autoambulancave, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ftoi sërish drejtorin për çështje ekonomike të Shtëpisë së Shëndetit Shkup Besim Koka,kësaj rradhe për t’ia dorëzuar mjetet për mbrojtje preventive nga virusi Covid 19 që komuna i ka siguruar si donacion nga kompania e mirënjohur Zegin, duke vazhduar kështu bashkëpunimin në përballjen me armikun e madh të shëndetit.
Pakot e donacionit përmbajnë sasi të konsiderueshme të:
mjeteve për dezinfektim
skafanderë
maska të sofistikuara mbrojtëse për fytyrën visor
mantela të bardhë për një përdorim.
Marketing