Koja-Osmani: Reformat zgjedhore do të implementohen para zgjedhjeve presidenciale

Roli i misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe rëndësia në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, posaçërisht kontributi i saj në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi në implementimin e parimit të sundimit të ligjit, u potencua sot nga ana e kryeministrit i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani në takimin me shefin e Misionit, ambasadorin Klemens Koja.

Marketing

“Reformat zgjedhore janë një nga sfidat kryesore për periudhën e ardhshme dhe zbatimi i të gjitha rekomandimeve të mëparshme të OSBE / ODIHR-it, sidomos para zgjedhjeve presidenciale në pranverë” – theksoi Osmani.

Në takim, bashkëbiseduesit gjithashtu iu referuan mbështetjes dhe ndihmës që Misioni i OSBE-së në Shkup ka siguruar për Maqedoninë në drejtim të përmbushjes së reformave në fusha të tjera, si gjyqësori, mediat, si dhe sektori civil.

Osmani dhe Koia diskutuan edhe për sfidat aktuale, për zbatimin e Planit 18, sfidat e krijimit të mbështetjes politike për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, përgatitjen vendit për kontribut raportin e KE-së, si dhe për të gjitha aktivitetet e tjera që lidhen me integrimin evropiane.

Marketing