Kokaina në Spanjë, dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar

Mediat spanjolle kanë publikuar emrat e shqiptarëve që u arrestuan nga operacioni i një dite më parë në Madrid, ku u sekuestruan 1 ton kokainë, dhe 1.5 milionë euro.

Marketing

Sipas La Razon, bëhet fjalë për Julian Deblini dhe Dritan Gradica, ndërsa dy të tjerë janë shtetas spanjoll, Ruben Paz Ciprian Munoz, dhe Ruben de Castillo de la Torre. I pesti i operacionit u arrestua në Kolumbi, Lelio Nevarda Avila Santana.

Pas disa verifikimesh, agjentët ranë në gjurmët e organizatës kriminale të drejtuar nga shqiptarë që jetonin në Spanjë, e që kishin arritur të fusnin në vend sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia përmes fluturimeve “Charter”.

Marketing