Mërgimtarët tanë ditëve të fundit ia kanë mësyer vendlindjes së tyre, Kosovës, për t’i kaluar pushimet verore.
Por arritja deri këtu duket se është e lodhshme, pasi përballen me pritje e kolona të gjata.
Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se ka kolona tejet të gjata në vendkalimin kufitar Kroaci – Serbi.
Madje ata detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin, vetëm për të ardhur në Kosovë.
https://www.facebook.com/watch/?v=510843640185290&t=4