Kolumbia humbet të drejtën për të organizuar Copa America 2021

Konfederata Amerikano Jugore e Futbollit, CONMEBOL, në një komunikatë zyrtare ka komunikuar lajmin se Kolumbia nuk do të jetë një vendo organizativ për këtë garë.

Kupa e Amerikës do të fillojë më 13 qershor, ku Argjentina dhe Kili do të luajnë të parët, transmeton lajmi.net.

Marketing

Qeveria Kolumbiane ka kërkuar që fillimisht këto ndeshje të shtyhen në nëntor, mirëpo Konfederata ka vendosur që të përjashtojë si vend-organizativ kombëtaren e Kolumbisë, pasi shtyrja është një gjë e pamundur për shkak të kalendarit që kanë kombëtaret.

Argjentina është vendi i vetëm organizativ për momentin, mirëpo pritet që ditët në vazhdim të merret një vendim i ri.

CONMEBOL ka njoftuar se gara do të zhvillohet normalisht, por një vendi i ri organizativ do të shpallet ditëve në vijim./Lajmi.net/

Marketing