Varheji u takua me ministri bullgar: Ministri Santos përmendi shumë vendime që duhet të miratohen

Ministri portugez, Augusto Santos Silva dhe eurokomisari Oliver Varheji tanimë kanë realizuar takimin e parë në Sofje të Bullgarisë, me ministrin e Jashtëm të Qeverisë teknike, Svetllan Stoev.

Marketing

Ka deklaruar, se “na pret shumë punë”, pasi kryesimi portugez është kah fundi, megjithatë ka njoftuar, se në takim, ministri Silva ka përmendur një sërë vendime të cilat duhet të miratohen që të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes, që gjërat të ecin para.

“Afrohemi kah fundi i kryesimit portugez me Këshillin e BE-së dhe na pret mjaftë punë. Është shumë e rëndësishme të dëgjohen vendet-anëtare si Bullgaria. Bullgaria është vend udhërrëfyes kur duhet të krijojmë politikën tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, Bullgaria është nga rajoni, për këtë gjithmonë ja vlen të vijmë në Sofje, të kuptohemi, të bisedojmë, qoftë ajo politike, teknike, që të mund të shohim se si mund t’i lëvizim gjërat para. Jemi këtu që të dizajnojmë hapat e ardhshëm. Gjendemi në momentin kyç. Ministri Santos numëroi shumë vendime të cilat do të mund të sillen dhe të cilat duhet të miratohen, dhe për këtë jemi këtu që të udhëheqim dialog politik me Bullgarinë dhe të shohim se si mundemi bashkërisht të shkojmë para“, thuhet në njoftimin e Varhejit, transmeton TV21.

Që të dy do të takohen edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev dhe më pas do të vijnë në Shkup.

Qëllimi i këtyre takimeve, është të prezantohen ide nga Silva, që të zgjidhet bllokada që Bullgaria ia ka vënë Maqedonisë së Veriut në procesin e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian./TV21