Komandant Hoxha: Shumë po manipulohet me gjuhën shqipe në Maqedoni

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka komentuar debatet e fundit për gjuhën shqipe.

Marketing

“Shumë po manipulohet me gjuhën shqipe në Maqedoni nga gjitha subjektet politike.
Lufta e 2001 UÇK-së,solli Marrëveshjen e Ohrit.
Në mes tjerave në këtë marrëveshje u arrit që ,,,,,,Maqedonia të jetë shtet i qytetarëve të Maqedonisë,,,, .
Pas kësaj marrëveshje të nënshkruar nga PPD,PDSH prej palës shqiptare e të miratuar nga krahu politik i UÇK dhe Vmro,Lsdm pala Maqedone,ku pala Maqedone është ankuar tek ndërkombetarët se me këtë preambullë po humbin shumë identitetin maqedon, dhe mes trysnive të lehta ndërkombetare te krahu i luftës dhe partive shqiptare nënshkruese të kësaj marrëveshje,për ta ndryshuar ,dhe u arrit një kompromisë që të ndryshohet kjo preambullë e MO ,ku në fillim Pdsh dhe krahu politik i UÇK pranuan që të ndryshohet ,PPD bëri pak rezistencë,deri sa u bë ndryshimi në ,,,,Maqedonia është shtet i qytetarëve Maqedon dhe Shqiptar,Turq,Rom etj,,,,.
Tani ju gjykoni kush i ka fajet tek 20%.
Mos e lipni gabimin aty ku ka drit por hulumtoni aty ku ka qen terri.”, ka shkruar Hoxha. (INA)

Marketing