Një komandant i policisë pyjore nga Manastiri është kapur duke marrë mito nga një qytetar, në mënyrë që t’ia heq një kallëzim për prerje të paligjshme të pemëve.
Siç tregon policia, komandanti i ka kërkuar fillimisht qytetarit që t’ia japë 18 metra dru për ngrohje, që vlejnë 40 mijë denarë, ndërsa herën e dytë, i ka kërkuar 30 mijë denarë në para.
Këto 30 mijë denarë, denoncuesi i rastit është dashur t’ia paguajë komandatit në llogari. 20 mijë para se të nisë gjykimi kundër tij, dhe 10 mijë, pasi të hiqet kallëzimi.
“Më 19 tetor, personi prej të cilit është kërkuar mito, e ka paraqitur rastin në polici. Pastaj është njoftuar prokuroria e Manastirit e cila i ka marrë të gjithë masat e nevojshme”
I denoncuari është arrestuar më 26 tetor, pasi i kishte marrë paratë e shënuara nga prokuroria. I është shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh. MPB u zotua për zero tolerancë ndaj mitos dhe korrupsionit.