Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë Karl-Erik Nilsson (që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s) e ka pritur presidenti i FFK-së Agim Ademi.
Ademi i shprehu mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e shoqëroi atë dhe Kombëtaren e Suedisë në hotelin ku janë akomoduar.
Më pas, ata së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Kombëtarja suedeze sot në orën 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të luajë kundër Dardanëve tanë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.