Shqipëria ka mposhtur Andorën me rezultatin 3:0, me dy golat e Rey Manajt në pjesën e parë dhe një gol të shënuar nga Myrto Uzuni në minutat shtesë të pjesës së dytë.
Me rezultatin 2:0 éshtë mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.
Manaj i shënoi dy golat brenda dhjetë minutave. Të parin e shënoi me kokë në minutën e nëntë pas harkimit të Kristjan Asllanit, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 19-të pas asistimit të Armando Brojës.
Andorra nuk rrezikoi asnjëherë portën e Shqipërisë gjatë 45 minutave të pjesës së parë.
Dominimi i kuqezinjve ka vijuar edhe në pjesën e dytë, me shumë shanse për të thellu rezultatin. Por në minutat shtesë fitoren e vulosi Uzuni pas një pasimi nga Arbër Hoxha.
Kjo përballje u luajt në “Arenën Kombëtare” në Tiranë dhe i takon Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026.